Magazina e perberesve te pices Daja Food vjen tek ju me nje cilesi dhe korrektesi qe nga viti 2007.
Vijme prane jush me produkte si salce, djathera, miell, kerpudha te konservuara, etj.
Rruga jone është krijuar në bazë të vlerave, principeve, besimeve dhe përvojës së themeluesve të Daja Food, modeleve dhe njohurive më të suksesshme të bizneseve në mbarë botën si me dhe kontributin e njerëzve tanë ndër vite. Rruga jone shpreh mënyrën se si punojmë, dhe mënyrën se si ne motivojmë të punuarit në Daja Food. Është një udhërrëfyes për çdo punonjës që investon kohë dhe energji në këtë biznes, dhe që dëshiron të shikojë të ardhmen e vet brenda tij. Rruga jone drejton atë që ne bëjmë sot dhe parashikon të ardhmen. Filozofia jonë e biznesit është një “formulë unike” e cila ndihmon çdo anëtar të organizatës të kuptojë se si mund të arrihet suksesi, një jetë më cilësore, dhe vlera e shtuar për ne dhe për grupet e interesit. Ne jemi krenarë për gjërat që i bëjmë mirë, por ka edhe plot të tjera që duhen bërë edhe më mire. Ne besojmë se armiku i fjalës “shkëlqyer” është fjala “mirë”. Kjo është arsyeja përsë ne kemi përqafuar përmirësimin e vazhdueshëm, përshtatjen, dhe të qënit pjesë e një procesi dinamik duke përfituar, ndarë dhe vendosur në praktikë modelet më të mira.